Conte mbërrin në Milano, ja dita kur nënshkruan kontratën me Interin

Antonio Conte ndodhet në Milano për të nisur një aventurë të re me klubin e Interit.

Tekniku italian ditën e enjte raportohet se do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me zikaltrit nga e cila do të përfitojë 9 milionë euro në sezon plus bonuset, shkruan “fcinternews”, raporton SYRI.net.

Interi ka shtyrë zyrtarizimin e Contes për të respektuar zinë në familjen e Spallettit pasi ditën e sotme u nda nga jeta vëllai i trajnerit të njohur.

Prezantimi i Contes me Interin do të kryhet ditën e premte ose maksimumi mund të shtyhet deri në fillimin e javës së ardhshme.

Conte ka shtangur të gjithë me vendimin për tu rikthyer në Serie A, por këtë herë për të marrë drejtimin e zikaltërve.