Aksioni i sotëm në Kosovë, 'teatri' i rradhës Thaçi-Vuçiç

Aksioni i sotëm në Kosovë është "teatri" i rradhës mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksander Vuçiç.

Kështu shkruan gazeta kroate “Jutarnji list”, në një artikull të ditë së sotme.

Sipas saj, nuk është e rastësishme që ky aksion i autoriteteve të Kosovës është ndërmarrë vetëm pak pak pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiç foli për Kosovën në parlamentin e vendit të tij.

Presidenti serb iu drejtua dje popullit të tij se, kur është fjala për Kosovën, ka ardhur koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.

Sipas “Jutarnji List”, aksioni i sotëm në veti të Kosovës është bërë për të shpëtuar Vuçiçin para popullit të tij.

Është interesante se, Vuçiç mbajti një tjetër fjalim në Kuvend, në serinë e fjalimeve teatrale, në prag të aksionit të forcave speciale të Kosovës, në të cilën ndër të tjera u shpreh se, ësghtë çështje momenti kur shqiptarët të sulmojnë serbët, shkruan gazeta kroate.

Sipas opozitës në Beograd, shkruan “Jutarni List”, të cilët kanë bojkotuar parlamentin, aksionin i sotëm është një marrëveshje e Vuçiç me drejtues të lartë të politikës në Prishtinë. /Syri.net

Artikulli i gazetës kroate:

https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/sto-se-zapravo-dogada-na-sjeveru-kosova-iza-kulisa-dramaticnih-izvjesca-srpskih-medija-i-vucicevih-prijetnji-vojnom-intervencijom/8934884/