Bixhoz me dashurinë/ Vir paralizon Anikën, ja ç’do ndodhë nesër

Komal shkon të trembë Anikën por Shivai e kap në flagrancë. Vir shpërqendron Shivain dhe Komal shpëton prej tij. Vir e lë Anikën pa ndjenja dhe e rrëmben.

Ai i thotë Komalit ta çojë Anikën në urën e vjetër. Vir i tregon Shivait rrugën e gabuar. Anika lë një shenjë që Shivai ta gjejë. Komal vendos ta vrasë Anikën që të shpëtojë prej saj dhe e varros të gjallë.

Shivai ndjek zemrën dhe nuk shkon në rrugën që i tha Vir. Ai arrin të gjejë Anikën dhe e shpëton. Vir kupton se Shivai është shumë i zgjuar. Shivai i kërkon llogari Komalit. Ajo nis t’i tregojë arsyen por Vir e ndalon.

Komal hidhet nga ura. Anika bëhet një vajzë për shtëpi. Shivai nuk do që Anika të lodhet dhe ata zihen. Shivai merr një telefonatë nga Bavja e Somja dhe largohet. Vir paralizon Anikën.

Gori turpëron Texhin në festë pasi mendon se dikush do vriste Pinkin. Texh e konsideron Gorin të vdekur. Tia mendon se ka fituar. Om përpiqet të qetësojë Gorin e cila ndihet fajtore. Vir bën plan të vrasë Shivain./revistawho