Anëtarët e PS në KQZ nuk rregjistruan komisionerët për KZAZ-të, PD dhe LSI ankimojnë vendimin

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur të ankimojnë në Kolegjin e Apelimit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar anëtarët e tyre në KZAZ.

Pesë ditë më parë, KQZ me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste vendosi të mos regjistronte komisionerët e propozuar nga dy partitë e mëdha të opozitës në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Pavarësisht se PD dhe LSI nuk marrin pjesë në zgjedhjet, ato vendosën për të dërguar anëtarë vetëm në KZAZ.