VIDEO/ Edhe fëmijët të lodhur nga kryeministri, shkojnë në shtëpi nën thirrjet 'Rama ik'

“Rama ik” është kthyer në hitin e momentit. Fraza që e dëgjojmë shpesh në protestat e opozitës, tashmë është kthyer në moto dite edhe nga fëmijët.

Siç shihet në videon e mëposhtme, të publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, një grup fëmijësh në Durrës shkojnë në shtëpi nën thirrjet “Rama ik, Rama ik”.

“Epidemi urrejtje për Edvin Kristaq Urrejtësin ka pushtuar edhe fëmijët në të katër anët e vendit! Rama Ik!

Këta janë fëmijë durrsakë që po shkojnë në shtëpi duke thirrur Rama ik! Bravo, bravo, bravo!”, shkruan ish-kryeministri mbi video. /Syri.net