Bashkia Kamëz nderon 'Dëshmoren e Kombit'/ Kopshti i fëmijëve merr emrin e Zarife Hasanaj

Bashkia Kamëz dhe kryetari i saj, Xhelal Mziu ka vendosur të nderojë emrin dhe veprën e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën javë më parë në një mision të jetës në Letoni.

Kopshti i fëmijëve në Fushë-Kërçik, Babrru, nga dita e nesërme do të mbajë emrin e dëshmores së kombit.

Njoftim zyrtar

Bashkia Kamëz nëpërmjet këtij njoftimi zyrtar fton të gjitha mediat vizive (televizonet kombëtare dhe të tjera) si dhe ato të shkruara të marin pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj” në Fushë-Kërçik, Babrru, me date 29-05-2019 ora 10:30.
Bashkia Kamëz krahas mediave vizive dhe ato të shkruara, fton cdo qytetar të territorit Bashkisë Kamëz edhe më gjërë për tu bërë pjesë e rëndesishme e kësaj ceremonie me përmasa kombëtare.