FOTO/ Kishte dhimbje dhe ënjtje, mjekët i nxjerrin krimba nga koka

Dy krimba janë hequr nga lëkura e kokës së një gruaje, pasi ajo kishte filluar të ndjente një lëvizje të çuditshme në skalpin e kokës, shkruan sot Daily Mail.

Pacientja e paidentifikuar, 50 vjeç, sapo ishte kthyer në shtëpinë e saj në Britani pas një udhëtimi në Argjentinë kur mjekët bënë zbulimin shokues.

Ajo filloi të ndjente dhimbje në veshin e saj të majtë dhe madje kishte enjtje në kokë por mendoi se bëhej fjalë vetëm për një infeksion.

Ishte shumë e habitshme kur mjekët gjetën 2 krimba të vegjël ngjyrë të bardhë dhe për këtë ajo mori një mori antibiotikësh.

Fillimisht ajo ndjeu vetëm një puçërr të vogël në kokën e saj por që me kalimin e javëve ajo u rrit dhe u kthye në një kist./F.H/SYRI.NET