FOTO/ Anglia publikon listën për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Holandën

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Holandës.

Britanikët do të zbresin në fushë më datë 6 qershor përballë tulipanëve për të kërkuar më pas kualifikimin në finalen e kompeticionit dhe siguruar një biletë direkte për në Europianin e 2020.

Takimi do të luhet në Portugali, në stadiumin e Guimaraesh.

Sakaq, kalendari nuk i favorizon “Tre Luanët”, pasi më datë 1 qershor dy ekipe angleze (Liverpool dhe Tottenham) përballen në finalen e Ligës së Kampionëve dhe koha e trajnerit Southgate për të përgatitur sfidën, ndryshe nga rivalët e tyre, do të jetë e limituar.

Ndërkohë, trajneri i Kombëtares angleze ka grumbulluar edhe sulmuesin Harry Kane, i cili duket se tashmë ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për Kombëtaren ashtu edhe si për Tottenhamin në finalen e Champions League.