FOTO/ Bima tipike italiane por që shumë vende tentojnë ta ‘vjedhin’

Italia është një shtet i cili njihet për prodhimin dhe kultivimin e fëstëkëve veçanërisht jugu i saj.

Siçilia veçanërisht njihet për një prodhim masiv të fëstëkëve pasi edhe toka është shumë e përshtatshme për shkak të afërsisë me vullkanin Etna dhe është mjaft e pasur.

Për këtë arsye kjo frutë në këto toka është shumë e veçantë dhe me një shije unike ndaj edhe shitet me një çmim më të lartë në të gjithë Evropën se të gjitha varietet e tjera.

Në Bronte, Siçili prodhimi i fëstëkëve ndahet në mes grave dhe burrave. Punët më të vështira si mbjelljen dhe mbledhjen e tyre e bëjnë burrat ndërsa gratë bëjnë paketimin etiketimin e tyre dhe i bëjnë gati në ambalazhe për shitje.

Por pak e dinë se stikat janë një prodhim tipik italian pasi shumë vende të tjera të botës tentojnë ndërkohë të marrin përsipër këtë ekskluzivitet duke e cilësuar atë si prodhim të tyren.

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net