FOTO/ Bes Kallaku bëhet sërish dajë. Motra e tij sjell në jetë një djalë

Pak muaj më parë, moderatorja e njohur Ana Kallaku e cila është dhe motra e aktorit të njohur të humorit Bes Kallaku, dha lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë.

Ajo publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur duke treguar se mezi po priste të mbante foshnjën në krahë.

Ana zbuloi se do të bëhej nënë e një djali dhe se kishin nisur përgatitjet për ardhjen e djalit.

Mirëpo, siç duket moderatorja e ka mbajtur të fshehtë lajmin e lindjes.

 Ajo së fundmi ka publikuar disa foto në ‘Instastory’ ku shihet së bashku me bashkëshortin e saj dhe karrocën ku po qëndron i biri.

‘Dy djemtë e jetës’, ka shkruar Ana përmbi foto, ndërkohë që në një postim tjetër shihet se trupi i është rikthyer menjëherë në format e mëparshme.