Del në shitje për 110,000 euro monedha 1,13 euro

Ekspertët thonë se sovrani Gjergji i III-të ishte një nga 3,574 të tjerë i cili me sa duket mbeti 'i bllokuar' në 1819-ën dhe kjo për shkak të një monedhe.

Monedha shumë e rrallë prej 1£ është duke u shitur për 100,000£ dhe mund të ketë edhe një tjetër të tillë, shkruan The Sun.

Royal Mint vlerësoi se monedha e artë, daton 200 vjet para deri kur u lind Mbretëresha Viktoria.

Thuhet se monedha është vendosur për shitje me një çmim fiks dhe është duke u ofruar nëpërmjet një fletëvotimi më 12 korrik.

Megjithatë, blerësit potencialë duhet të aplikojnë online para 28 qershorit. Aplikacionet duhet të miratohen përpara se fituesi të zgjidhet në mënyrë të rastësishme.

ÇMIM FIKS

Nicola Howell, drejtoreshë e biznesit të konsumit në ‘Mint Royal’, tha: "Ne e dimë se ka njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë të cilët i vlerësojnë këto thesare. Nxjerrja në shitje e monedhës me një çmim fiks është një mundësi e pabesueshme për ata që duan të zotërojnë një pjesë të historisë".

Në shkurt, një monedhë prej 1 euro e cila i takonte Irlandës së Veriut u shitet në eBay për 5,600 euro.

Monedha u bë publike në vitin 1991 dhe shitësi pretendoi se kishte një "gabim në stampim", gjë që e bëri edhe më të vlefshme vlerën e saj duke qenë se doli të ishte shumë unike në llojin e saj./F.H/SYRI.NET