Gattuso largohet nga Milani, ja deklarata prekëse e tij

Konfirmohet lajmi i mbrëmjes së djeshme për largimin e Genaro Gattusos nga stoli i Milanit.

Ka qenë vetë tekniku që për nëpërmjet një deklarate për La Repubblica ka konfirmuar “divorcin” me kuqezinjtë.

 “Vendimi për t’u larguar nga Milani nuk është i lehtë, por është një vendim që duhet ta marr. Nuk kishte një moment të saktë, në të cilin e pata peshuar këtë vendim.

Ishte shumatorja e këtyre 18 muajve si trajner i një ekipi, që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerët. Këto muaj jetova me pasion të madh, ishin 18 muaj të paharrueshëm. A po heq dorë nga një kontratë 2-vjeçare? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë një çështje parash”, u shpreh Gattuso.