VIDEO/ Gëzim si ky nuk keni parë kurrë, tifozët gjermanë për 5 sekonda ‘pushtojnë’ fushën

Union Berlini ka shkruar historinë duke u ngjitur për herë të parë në Bundesligën gjermane.

Skuadra bardhekuqe eliminoi në “play-off” Shtutgartin, duke i rrëzuar këta të fundit në Bundesliga 2.

Sfida e parë përfundoi në barazimin 2-2, kurse ajo e kthimit 0-0. Një rënie dramatike për 3 herë kampionët e Gjermanisë, të cilët do të militojnë në Bundesligën 2 sezonin e ardhshëm.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët e Union Berlin pushtuan fushën, duke festuar këtë sukses historik të skuadrës së tyre.