Timoni i Europës pret djathtas, PPE dominim të padiskutueshëm

Parlamenti Evropian nuk ka nxjerrë ende rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të mbajtura javën e kaluar, ndërkohë që ato paraprake i japin tashmë fitoren e padiskutueshme Partisë Popullore Evropiane.

PPE, pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, deri tani ka siguruar plot 180 mandate, ndërsa pas saj vijnë socialdemokratët me 145.

Rezultatet e deritanishme:

PPE 180 mandate,

Social-demokratët 145 mandate,

Aleanca Liberal-demokrate për Europën  109 mandate,

Të Gjelbërit 69 mandate,

Europianët Konservatorë dhe Reformistë 59 mandate,

Europa e Kombeve dhe Lirisë  58 mandate,

Europa për Liri dhe Demokraci Direkte 54 mandate,

E Majta Europiane e Bashkuar dhe të Gjelbërit Nordikë 39 mandate,

Aleanca Kombëtare 8 mandate

Partitë e tjera 30 mandate.

Rikujtojmë se, Parlamenti i ri Europian do të ketë edhe një eurodeputete shqiptare. Arba Kokalari, e cila jeton në Stockholm të Suedisë, siguroi një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e Partisë së Moderuar (pjesë e PPE), e cila fitoi 17.6% të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.