Gjuzim apo gjunjëzim i Parlamentit?

Nga Gentian Cala

Në situatën e krijuar ka ndodhur edhe njëra, edhe tjetra. Gjuzim nënkupton opozitën e krijuar rishtas nga lënia e vendeve bosh prej PD dhe LSI, një grup deputetësh disa prej të cilëve qesharakë dhe në tërësi aspak përfaqësuese. Gjunjëzimi ka fenomenin e mësipërm dhe vendet që përfundimisht kanë mbetur vakante.

Ne kemi një Republikë Parlamentare, ku duket se dëshira për të mbajtur pushtetin e Kryministrit aktual dhe shumicës, po shkatërron institucionin kryesor të vendit. Ata po pranojnë bashkëjetesën në një sallë me deputet? të këtij niveli, madje janë të gatshëm ta mbajnë edhe me vendet e mbetura bosh.

Republika po zhbëhet dhe mund të na zerë përfundi, nëse shumica nuk reflekton. Pakkush prej tyre po e kupton rëndesën e situatës. Gjuzimi ju ka errësuar sytë dhe pushteti u ka dobësiar reflekset për reagim. Duhet të zgjoheni se jemi para stuhisë që nuk ndalet më me gaz dhe forca të rendit.

Parlamenti i gjunjëzuar duhet zhbërë, por Gjykata Kushtetuese mungon dhe Presidenti ndodhet mes palëve, por i mungojnë ingerencat për shpërndarje. Marrëveshja politike duket zgjidhja e vetme. Topi është në fushën e Kryeministrit, i cili duket i gjuzuar po aq sa personazhi ne këtë emër.

Pash zotin, thirrini arsyes dhe zhbëjeni teatrin që po luani, se nesër mund të jetë vonë!