Nga vrasja e avokatit grek te krimi mbrëmë në Vlorë, si po eliminohen anëtarët e grupit shqiptar

Vrasja e mbrëmshme e Sotiraq Mëhillit në Vlorë, në fakt dyshohet se kishte në qendër shokun e tij Eno Mataj, një nga të akuzuarit për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos.

Vrasja e avokatit të njohur grek ka ndodhur në vitin 2017, por që nga ajo kohë një seri vrasjesh kanë goditur grupin shqiptar që hyri për të grabitur në shtëpinë e tij për ta lënë më pas të vdekur.

Eno Mataj njihej ndryshe si Aleksandër Mataj dhe akuzohet si një nga bashkëpunëtorët e Mikel Brahimaj në vrasjen e avokatit grek e cila u porosit nga Arbër Bako, Olti Duçe dhe Klodian Lekoçaj.

Duçe dhe Lekoçaj akuzohen se bashkë me dy shtetas grekë kanë ngritur një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë.

Faktin që vrasja mund të jetë porositur nga Greqia e ka konfimuar në dëshminë e tij para policisë edhe vetë Enea Mataj por që pretendon se kanë ngatërruar me anëtarët e një grupi kriminal.

Që nga vrasja e avokatit, dhe paralajmërimi i Mikel Brahimj se do të nxirrte emrat e porositësve, në radhët grupit shqiptar kanë ndodhur një sërë vrasjesh, ku dyshimet janë se ata po eleminojnë njëri-tjetrin.

Arbër Bako u vra në burgun e Koridhalosit, ndërsa si porositës u dyshua shoku i tij Klodian Lekoçaj.

Po ashtu në qelitë e burgjeve greke u ekzekutua edhe Bardhyl Tusha, njeriu që strehoi njërin nga vrasësit e avokatit grek.