Shpërthen analisti: Çirruni sa të doni për krenarinë e Arbës, por ajo nuk është krenare me ju

Pas zgjedhjes së Arba Kokalarit si eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian dhe mesazheve të politikanëve shqiptarë, analisti Ilir Demalia reagon ndryshe.

Përmes një postimi në Facebook, Demalia shkruan se, Arba nuk është aspak krenare me ne, ndërsa shton se “politikës duhet t’i vijë turp të krenohet me Arbën apo Arbat dhe Arbrit, të cilët i largohen çdo ditë vendit shqipeve”.

 Postimi i plotë nga Ilir Demalia

Arba nuk është krenare me ju! Sot që nga presidenti vendit, kryeministri, shefi opozitës, lideri historik i saj, kishin lëshuar mesazhe KRENARIE KOMBËTARE për Arba Kokalarin. Ajo u rrit në Stokolm, filloj aktivizimin e saj politik që në moshën 16 vjeçare dhe si produkt dhe shërbim i shoqërisë suedeze arriti të fitoj si eurodeputete e Parlamentit Europian në zgjedhjet dje.

Çka këtu për t’u ngazëllyer dhe për të bërë urra-burra-gra! politika, qeveria, media dhe shqiptarërt që u tëbuan ne FB me krenari pa sens?! Politika se pari duhet ti vijë turp të krenohet me Arbën apo Arbat dhe Arbrit, të cilët i largohen çdo ditë vendit shqipeve, kush ka pak dinjitet, pak intelekt, pak moral për mos j’u nënshtruar klasës politike shqiptare që prodhon vetë shoqëria shqiptare që pasqyrohet në klasën politike, mediatike, kulturore e.t.c.

Një shkrimtare, kishte shkruar për Arbën: “Sikur Arba të qe politikane, aq e hijshme që është, siç janë gratë shqiptare në përgjithësi, qeniet më të emancipuara të kësaj shoqërie . . .”
Jo shkrimtare, këto superlativa për grate! Ato janë pjesë e së njëjtës shoqëri edhe në atë moçal notojnë se u pëlqen.

Hidhi nje sy grave të Parlamentit, administratës, politikaneve, medias dhe kupton se çfarë malli është, me të lypme e të palypme! Asgje nuk është ndryshe nga burrat. Bile gratë “burrnesha” ja kalojnë dhe “burave të zamonit” në hije të trapit.

Shoqëria shqiptare është fake dhe nuk ballafaqohet me të vërtetën dhe vlerën si korruptim moral dhe intelektual. Ju çirruni sa të doni për krenarinë e Arbës, por Arba nuk është krenare me ju.
Sot që nga presidenti vendit, kryeministri, shefi opozitës, lideri historik i saj, kishin lëshuar mesazhe KRENARIE KOMBËTARE për Arba Kokalarin. Ajo u rrit në Stokolm, filloj aktivizimin e saj politik që në moshën 16 vjeçare dhe si produkt dhe shërbim i shoqërisë suedeze arriti të fitoj si eurodeputete e Parlamentit Europian në zgjedhjet dje.

Çka këtu për t’u ngazëllyer dhe për të bërë urra-burra-gra! politika, qeveria, media dhe shqiptarërt që u tëbuan ne FB me krenari pa sens?!

Politika se pari duhet ti vijë turp të krenohet me Arbën apo Arbat dhe Arbrit, të cilët i largohen çdo ditë vendit shqipeve, kush ka pak dinjitet, pak intelekt, pak moral për mos j’u nënshtruar klasës politike shqiptare që prodhon vetë shoqëria shqiptare që pasqyrohet në klasën politike, mediatike, kulturore e.t.c.

Një shkrimtare, kishte shkruar për Arbën: “Sikur Arba të qe politikane, aq e hijshme që është, siç janë gratë shqiptare në përgjithësi, qeniet më të emancipuara të kësaj shoqërie . . .”

Jo shkrimtare, këto superlativa për grate! Ato janë pjesë e së njëjtës shoqëri edhe në atë moçal notojnë se u pëlqen. Hidhi nje sy grave të Parlamentit, administratës, politikaneve, medias dhe kupton se çfarë malli është, me të lypme e të palypme! Asgje nuk është ndryshe nga burrat. Bile gratë “burrnesha” ja kalojnë dhe “burave të zamonit” në hije të trapit.

Shoqëria shqiptare është fake dhe nuk ballafaqohet me të vërtetën dhe vlerën si korruptim moral dhe intelektual. Ju çirruni sa të doni për krenarinë e Arbës, por Arba nuk është krenare me ju."