Skandali i pishave në Autostradë/ Berisha: ‘Lal Plehu bleu 6.9 milion lekë një pemë kur kushton 230 mijë lekë’

Planet për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, nxorrën në pah skandalin e Bashkisë së Tiranës, e cila ka blerë 550 euro një pishë për të zëvendësuar palmat në autostradë.

Një kontratë e cila tashmë po hetohet nga Prokuroria.

Ish-kryeministri Berisha në një status në profilin e tij në facebook e ka cilësuar si një megaskandal blerjen 6.9 milion euro, duke vjedhur shqiptarët për së paku 6.9 milion lekë për çdo pemë.

Berisha e ka shoqëruar edhe me një foto meme ku shkruhet “6.9 milion lekë një pemë baraz me katër vjetr strehim për tre jetim”, duke vendosur në një krah Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe në krahun tjetër një familje jetime

“Ky është humanizmi i Lal Plehut që blen 6.9 milionë lek me paratë e takspaguesve shqiptar një pemë qe kushton nga 16 mije deri në 230 mije lek të vjetra duke vjedhur për çdo pemë më së paku 6.6 milionë lek të qytetarëve shqiptar! Sb”m shkruan Berisha.