FOTO/ Diplomohet vajza e Shpëtim Saraçit por do shkriheni së qeshuri me komentin e vëllait të saj

Shpëtim Saraçi pak vite me parë vendosi së bashku me familjen të emigrojë përfundimisht në SHBA, ku po vijon atje aktivitetin artistik bashkë me bashkëshorten Mira Konçi.

Ditën e djeshmë në familjen e artistit shqiptar ka patur festë, kjo pasi vajza e shtëpisë Era sapo është diplomuar dhe mami Mira, babi Shpëtimi dhe i vëllai Drini  ishin aty për ta mbështetur dhe për t’u ndjerë krenar me arritjen e bukuroshes Era.

Ndërsa nuk mund të mungonte një foto mes motrës e vëllait, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte përshkrimi që  Drin ka bërë përbri fotos: “Duke mbajtur diplomën e saj, se me siguri unë s’do e kem kurrë një të tillë”; duke na bërë të gjithë qeshim.

Drini duket se ka marrë më shumë genet e prindërve artistë, pasi ai është më shumë i dhënë pas muzikës e artit, ndryshe nga e motra që është më indiferente kah muzikës.