Artisti kosovar krijon mozaik me imazhin e Trump, shkruajnë mediat ndërkombëtare
Artisti kosovar nga Gjakova, Alkent Pozhegu është në përpjekje për të vendosur rekord të ri botëror në librin Guinness.
Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në lidhje me këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për The Guardian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.
Bigly than life.
— AFP news agency (@AFP) May 27, 2019
Kosovo artist Alkent Pozhegu attempts to set a Guinness World Record by creating the biggest mosaic made of grain using an image of @realDonaldTrump in the town of Gjakova pic.twitter.com/c1KdGQZL2r