FOTO/ Maluma fut në ‘sherr’ dy mikeshat Kejvina Kthellën dhe Taynën

Maluma është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë që mund të themi pa frikë ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave. 

Dhe këtij adhurimi për këngëtarin e muzikës latine i bashkohen dhe dy mikeshat e ngushta Kejvina Kthella dhe Tayna.

E së fundmi Tayna ka publikuar një video të sajën në Instagram të cilën e ka pëlqyer Maluma dhe ajo këtë gëzim e ka ndarë me te gjithë ndjekësit e saj.

Mirëpo në foton e postuar na tërhoqën vëmëndjen replikat midis Kejvinës dhe Taynës.

“Është i zënë Maluma moj”, i komenton Kejvina, duke e pasuar komentin e saj nga një tjetër i tillë:

“Në rregull, në snap mbaje, se unë e kam në Instagram.”

Pra teksa Kejvina dhe Tayna, të cilat janë shoqe me njëra-tjetrën debatojnë për Maluma-n, ky i fundit duket se pëlqen këngëtaren dhe këtë nuk po e themi ne, por faktet!