FOTO/ Gashi ka një mesazh për të gjithë ato që shohin vetëm paratë që bëhen nga muzika

Gashi është një ndër reperet që na bëjmë të ndihemi krenar çdo ditë për shkak të arritjeve të tij në muzikë.

Së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e tij në instagram reperi ju ka dhënë një mesazh të gjithë atyre njërëzve që shohin vetëm paratë tek muzika e tij.

Teksa shfaqet duke udhëtuar me makinë ai ka treguar sakrificat  dhe orët e gjata që ka kaluar nëpër studio dhe koncerte për ti fituar ato para.

Në fillim ai ka foluar për të puanuarit fort dhe më pas ka përmendur familjen e tij duke pohuar që ka ditë që nuk i ka parë familjarët e tij.  

“Njerëzit shikojnë paratë, prozhektorët dhe çdo gjë tjetër që vjen me muzikën…por nuk e shikojnë se sa fort punojmë për të arritur të gjitha këto…sa shumë ditë qëndrojmë pa parë familjen tonë” ka shkruajtur reperi në postim.