Vlorë, 'Benz' i vrasësve gjendet duke u djegur, Policia dhe FNSH 'krehin' fshatrat

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po ushtrojnë kërkime të shumta në fshatrat e Vlorës, për autorët e atentatit ndaj dy të rinjve Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës në orën 1 pas mesnate.

Policia po kontrollon fshatin Bishan, ku është gjetur duke u djegur një Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Sipas burimeve, autorët kanë qënë duke i pritur dy viktimat.

Banorët e fshatit janë shprehur se djemtë kanë qënë të sjellshëm në fshat dhe joproblematikë, pavarësisht asaj që thuhet se njeri prej tyre, Eno Mata, ka bërë në Greqi.

Njoftimi i Policisë

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.