Kapiteni gjen arsyen pse Milani mbeti jashtë Championsit

Milani mbeti jashtë Championsit për një sezon tjetër dhe në kampin kuqezi mbizotëron një klimë e rëndë.

Kapiteni i skuadrës, Alesio Romagnoli, ka folur për mikrofonin “Dazn”, duke theksuar ku gaboi skuadra e tij.

“Na vjen keq, Empoli pësoi dy gola dhe ne ishim duke shpresuar për një rezultat tjetër, i cili nuk u arrit dot. Duhet të ishim më të fortë në disa momente, mund të kishim bërë më mirë në ndeshjen ndaj Interit dhe Parmës”, ka thënë kapiteni.