VIDEO/ ‘Mrekullia’ quhet Handanovic, pritja në minutën e 92-të i dha Championsin Interit

Samir Handanovic ka meritën e jashtëzakonshme që Interi është kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020.

Në ndeshjen me Empolin, në minutën e 92-të, portieri slloven bëri një pritje magjike, duke i mohuar miqve golin për barazimin 2-2 dhe me këtë rezultat Interi nuk do të kualifikohej në Champions, por do të luante në Europa League.