Tragjedi/ Mbytet varka, 30 të vdekur e 200 të humbur

Një tragjedi e vërtetë është shënuar ditën e sotme në Kongo.

Një varkë është mbytur duke lënë pas 30 viktima dhe 200 të humbur.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave në varkë, por nga tragjedia kanë mbijetuar më shumë se 80.

Sipas mediave ndërkombëtare, pjesëtarët e varkës kanë qenë mësuesë, të cilët nuk përdornin rrugët sepse nuk ishin të rregulluara.

Shkak i aksidentit fatal raportohet të ketë qenë moti i keq.