'Krenaritë e Kombit'/ Pas Gafur Mazrekut, Adem Lala nderon edhe Hashim Thaçin

Pak ditë më parë, bashkia e Hasit dhe kryetari socialist i saj, Adem Lala, do të shpallte presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “Qytetar Nderi”.

Vlerësimi iu dorëzua gjatë një ceremonie festive në qytetin e Krumës.

Kreu i Bashkisë Adem Lala tha se ky vlerësim jepet për angazhimin e Thaçi në luftën për çlirimin e Kosovës dhe më pas përkushtimin e tij për Kosovën dhe për të gjitha trojet shqiptare.

Por kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Hasit habit me çmimet që akordon.

Rreth një vit më parë, ajo do të nderonte me të njëjtin çmim, “Qytetar Nderi”, edhe Gafurr Mazrekun, ish-deputetin socialist, autori i plagosjes së Azem Hajdarit në Parlament, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrrekun Qytetar Nderi të Hasit, me motivacionin "Personalitet Intelektual, per kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor".

Gafur Mazreku me 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari e plagosi ate me arme zjarri.

Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar.

Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti. /Syri.net

Plagosja e Azem Hajdarit në parlament: