FOTO/ Renditja e Superligës pas javës së parafundit, enigmë Europa dhe mbijetesa

Kategoria Superiore luajti ditën e sotme javën e saj të 35-të, që përkon të jetë edhe e parafundit.

Partizani dhe Kukësi u ndanë në një barazim 1-1, dhe tashmë mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë, me 69 dhe 56 pikë.

Ngjitet në të tretin Flamurtari, po aq sa edhe Teuta, të dyja me nga 54 pikë.

Ndjek nga vendi i pestë Skënderbeu, me 52 pikë, ndërsa në të gjashtin mbetet Laçi, me 49 pikë.

Luftëtari i shtati me 46, ndërsa Tirana shkon në vendin e tetë, me 44 pikë, pas fitores në Laç.

Në vendin e parafundit, gjendet Kastrioti, me 42 pikë, dhe tashmë i duhet një fitore javën e fundit, si dhe humbja e Tiranës, për të qëndruar në kategori edhe sezonin tjetër.

Tashmë pritet java e fundit për të mësuar ekipet që do marrin pjesë në Europa League.

Janë në garë Kukësi, Flamurtari, Teuta dhe Skënderbeu për dy vende, por edhe se cili ndërmjet Tiranës dhe Kastriotit do bjerë nga kategoria, me krutanët që janë më pranë, pasi bardhebluve do t’u mjaftojë edhe një barazim me vlonjatët.