EKSKLUZIVE nga Hamburgu/ Knut Fleckenstein nuk është më eurodeputet

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, ka pësuar një disfatë të madhe në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Europian.

Sipas asaj që mëson Syri.net, partia me të cilën konkurronte eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë ka perfomuar dobët në zgjedhjet që janë mbyllur pak minuta më parë.

Si rezultat Knut Fleckenstein nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian, duke humbur postin që mbante deri më tani.

“Në Hamburg sapo fola me anëtarët dhe miqtë e SPD Hamburg. Rezultatet e para janë zhgënjyese për mua. Do të doja tju përfaqësoja Hamburgun në Parlamentin Europian edhe në 5 vitet e ardhshme. Por duket se është e thënë. Po presim rezultatet finale”, shkruan Fleckenstein në postimin e tij të fundit në Facebook.

Përveçse humbje personale për politikanin gjerman, disfata e sotme nuk do të përjetohet mirë as nga qeveria në Tiranë, anëtarë të së cilës kanë patur marrëdhënie të mira me Fleckenstein, i cili në shumë raste ka dalë hapur përkrah mazhorancës. /Syri.net