Laçi-Tirana/ Ndeshje e ‘çmendur’, 2 gola dhe 2 penallti të humbura brenda 36 minutave

Laçi dhe Tirana po luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të në Superiore, ku nga njëra anë kurbinasit kërkojnë Europën, ndërsa bardheblutë janë në luftë për mbijetesën.

Në minutën e 6-të Greca kalon Tiranën në avantazh me golin e shënuar me një gjuajtje të saktë brenda zone.

Bardheblutë shënojnë edhe golin e dytë me Kobina në të 36’.

Në këtë pjesë të parë janë humbur edhe dy penallti, nga një për çdo ekip.

Kobina humbi fillimisht për Tiranën në minutën e 4-t dhe në të 16’ Ilion Lika pret penalltinë e Shtubinës, duke mos i dhënë shansin të barazojë.