Paloka publikon FOTON e vjetër: Edhe atëherë Rama i çonte letra dikujt por një ditë e hasi në rrugë dhe ...”

Kryeministri Rama i dërgoi një letër tjetër të hapur shefit të opozitës Basha, letra e 5-të në pak ditë.

Rama vazhdon të këmbëngulë në mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor si dhe refuzon të japë dorëheqje nga posti, ndërkohë që vendi po zhytet në një krizë të madhe politike dhe sociale.

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar në mënyrë origjinale ndaj publikimit të letrës së rradhës nga Rama duke nxjerrë nga arkivat një foto të më shumë se dy dekadave më parë.

Paloka shkruan se “thonë që nga këto letra që i çonte dikur dikujt ... një ditë të bukur u hasën ballë për ballë në rrugë...”

Më poshtë keni postimin e Palokës si dhe foton e publikuar prej tij

Thone qe nga keto letrat i conte dikur , dikujt ...Pastaj , nje dite te bukur u hasen balle per balle me njeri tjetrin ne rruge...