Manjola Nallbani, përlotet: ‘Nuk do mësohem kurrë pa vajzat’

Pak ditë më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Manjolla Nallbani mbajti një koncert recital me titull "Jetë me ju" i cili rezultoi i suksesshëm e një ndër momentet më emocionuse ishte kur ajo i dedikoi një këngë të bijës. 

Vajza e madhe e Manjolës, Megi jeton prej vitesh jashtë vendit, fillimisht për të kryer studimet në Vienë e tashmë në Londër ku punon në një kompani të njohur softwer-esh. 

"Ne jemi prindër shumë të lidhur me fëmijët dhe largësinë e ndjejmë më shumë. Unë edhe kur shkoj jashtë dhe më thonë 'Akoma nuk je mësuar', unë u them: kurrë nuk kam për tu mësuar, sa të kem jetë nuk do mësohem me këtë gjë, shkruan Xing.al. 

Këtë këngë nuk desha ta këndoj në mes se e dija që sa herë e këndoj kam këtë lloj ndjesie dhe vajzat po ashtu", u shpreh Manjola e përlotur në një intervistë për "Jo vetëm modë".