Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Qafë Thanë, shkupjani

Eshtë arrestuar një përson në Qafe Thanë pasi ishte I shpallur ne kekrim ndërkombëtar nga shteti bullgar.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Ja njoftimi i plotë:

Qafë-Thanë

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë të shtetasit maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R.H, 52 vjeç, banues në Shkup.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.

Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.