FOTO-GALERI/ Nga balonat 'Rama ik’, te projeksionet 'Nuk je dele mos voto krimin', ja imazhet më domethënëse gjatë protestës

Ka përfunduar pas tri orësh protesta e radhës e organizuar nga Opozita përballë Kryeministrisë, e cila duhet thënë se ka kaluar pa incidente.

Edhe në këtë protestë u dëgjua mesazhi i qartë i Bashës drejtuar Ramësm ku i ka kërkuar edhe njëherë largimin e tij si i vetmi dialog për ti hapur rrugën një zgjidhje politike.

Duhet nënvizuar se protesta kaloi në një atmosferë të jashtëzakonshme që kulmoi me pjesëmarrjen masive të qytetarëve nga i gjithë vendi, mbishkrimet murale në muret e kryeministrisë, balonat me shkrimin “Ik” por edhe mijëra drita celularësh që ndriçuan si dritë shprese në bulevard.