LIVE/ Atmosferë e jashtëzakonshme/ Basha udhëheq protestuesit: Ndizni dritën e shpresës bashkë drejt Parlamentit

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha në thirrjet ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa’ në një atmosferë të jashtëzakonshme, në përfundim të fjalës së tij i fttoi të gjithë protestuesit që me dritën e shpresës ndezur ti drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në një marshim.

Edhe njëherë në fjalimin e tij Basha u duk i qartë dhe i prerë duke mos i lënë asnjë ekuivok për dialog Ramës, ku e vetmja negociatë është largimi i tij si kryeministër.