VIDEO/ Protesta madhështore e opozitës, shuhen shpresat e Ramës për pjesëmarrje të vakët

Protesta madhështore e opozitës, shuhen shpresat e Ramës për pjesëmarrje të vakët

Nuk ka më dyshime. Protestuesit i janë përgjigjur më masivisht se kurrë thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në protestën e 25 majit në përballë Kryeministrisë.

Dhe këtë e tregojnë pamjet filmike ku protestuesit kanë marshuar si një uragani vërtetë në Bulevard duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të Ramës për pjesëmarrje të vakët në protestë.

Deri më tani protesta vazhdon të jetë e qetëm ndërkohë që për të shmangur dhunën Opozita ka vendosur edhe 300 të rinj me fasho të bardha në krah, që do të qëndrojnë përpara kordonit të policisë.