Salianji për Syri.net: Ardhja e FRONTEX në kufi, shenjë se Policia dhe krimi kanë bashkëpunim

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur nga studio e Syri.net edhe për rikhimin në kufi të Policivë Kufitarë të BE-së të cilët do të bëjnë edhe menaxhimin e kufirit të Shqipërisë.

Por lajmi më i keq sipas Salianjit është se duke filluar nga ky moment të gjitha pasaportat e shqiptarëve do të kontrollohen edhe nga Policët Kufitarë të BE-së

Në këndvështrimin tim është një marrëveshje me FRONTEX që duhet përshendetuar. Por nga ana tjetër kemi edhe një lajm le të themi disi negativ, pasi FRONTEX do të jenë ata që do të bëjnë edhe kontrollin e pasaportave të shqiptarëve në kufi, bashkë kuptohet me policinë shqiptare. Sigurisht kjo ndodh pasi krimi është nga ana e policisë dhe banditëve. Ardhja e Frontex tregon që ka një riks për rikthimine vizave sepse tani kontrolli i pasaportave do të bëhet edhe nga ata”, tha Salianji.