Dy ‘akademikët’ e nisin ditën bashkë, Rama dhe Gjinushi kafe së bashk në ....

Edi Rama nuk ka lënë aspak vend për imagjinatë se kush fshihet pas farsës së zgjdhjeve të djeshme në Akademinë e Shkencave ku ish Ministri i Arsimit të fundit komunist do të drejtojë si kryetar.

Një ditë pasi Skënder Gjinushi shfrenoi gjuhën e tij të shthurur ndaj gazetares së TV Klan, si prelud për atë që do të jetë kreu i mendimit më të kulluar në Shqipëri, Skënder Gjinushi është trajtuar nga shefi i tij direkt jo si një Kryetar i Akademisë së Shkencave, por si një zar i zakonshëm i oborrit të pushtetit.

SYRI.net ka siguruar një foto të kafesë së mëngjesit mes Edi Ramës dhe Skënder Gjinushit, te bere tek Mak Albania Hotel. 

'Nëse nuk shkon Muhamedi tek mali, atëhere shkon mali tek Muhamedi'.

Kështu në ditën e parë të punës si kryetar i zgjedhur, Skënder Gjinushi deri dje i punësuar part time në partinë e tij nga Tom Doshi sot ishte kukulla e përzgjedhur prej Edi Ramës për një mëngjes “elitar”.

Një ditë më parë me urdhër të Edi Ramës kanë ndodhur praktikisht dy tragjedi në botën e akademisë shqiptare. Me një të rënë të lapsit Shqipëria ka humbur me shumë gjasë përgjithmonë shërbimet dhe mendimin elitar të akademikut Artan Fuga dhe në këmbim do të ketë si pykë Skënder Gjinushin, të njëjtin njeri që qëndronte në krah të Ramiz Alisë stoik në ditët e fundit të regjimit komunist.

Sot edhe njëherë në fundin e pushtetit të tij absolutist Edi Rama vendosi të tregonte se edhe pse Angela Merkel kërkon largimin e tij, ai ende ka fuqinë të imponojë vullnetin e tij për të kapur cdo institucion dhe si Neroni që shikonte Romën ti digjej, në mungesë të një harpe ai vendosi të pijë një kafe…, me Skënder Gjinushin.

Pangopësia të çon drejt degjenerimit të çdo vlere qe mund të ketë mbetur. E vetmja paqartësi është ajo e “batutës” vulgare për gazetaren gjatë intervistës së parë të kryetarit të ri të akademisë.

A e ka pëlqyer kryebatutaxhiu apo thjesht ka qeshur dhe ai, sepse perversiteti dhe mosha janë ekuacione që vetëm një matematikan si Gjinushi dhe nje piktor si Edi dinë ti japin zgjidhjen e duhur.