FOTOT/ De Jong te Barça, flet e fejuara: Para se ta takoj Shakirën, duhet të mësohem të kërcej

Frenkie De Jong, blerja e parë e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, po pret me padurim të nisë eksperiencën e re në “Camp Nou” bashkë me të dashurën e tij, Mikky Kiemeney.

Çifti ka përfituar nga periudha e pushimit pas një sezoni fantastik, për të kaluar disa ditë në kryeqendrën e Katalunjës si parapërgatitje për aventurën e re.  Zërat e merkatos thonë se edhe Matthijs de Ligt, kapiten i Ajaxit, mund të ndjekë gjurmët e De Jong, duke firmosur për “blaugranat”, çka e uron edhe e dashura e mesfushorit.

“Do të ishte bukur nëse De Ligt firmos për Barcelonën, ata janë miqtë tanë. Megjithatë ne nuk dimë asgjë, vendimi i përket atij.”

Kujtojmë që partnerja e De Jong është mikeshë e Annekee Molenaar, modeles holandeze, që i ka rrëmbyer zemrën 19-vjeçarit De Ligt.

Mikky po përgatitet të jetë në lartësinë e duhur kur të takohet me partneret e futbollistëve të tjerë të Barcelonës.

“Para se të njihem me Shakirën, duhet të marr disa mësime kërcimi.”