Për të pasur ekskluzivitetin e lajmit, gazetari tregon se i ka ndjekur këmba këmbës Alfion dhe Fatmën

Pavarësisht se kanë vetëm pak kohë që e kanë shprehur hapur dashurinë, kanë plot dy vjet që i fshihen rrjetit dhe showbiz-it, derisa u bindën se dashuria merr përmasa më të bukura kur ndahet me të gjithë.

Por një gazetar i medias rozë duket se ka shkuar shumë larg për të zbuluar lidhjen e Fatmës dhe Alfios.

I ftuar në “Late Night Shoë”, 21-vjeçari Ronaldo Sharka tregoi se, për të patur ekskluziv lajmin asokohe të pazbuluar të lidhjes së moderatores së “IN Tv” me shefin e kuzhinës, i ka ndjekur nëpër lokalet ku shkonin bashkë, madje deri në Skrapar ku ata shkonin për pushime sportive.

I pyetur nga Kastro Zizo nëse i ka ndjekur në lokalet ku rrinin, ai pohoi dhe tha:

“Po, deri në një sport që bënin diku nga Skrapari. Sigurova edhe foto që ishin bashkë.”