Tërmeti bën të dridhen ndërtesat në Tokio, pak para vizitës së Trump
Një tërmet me fuqi të mesme goditi të shtunën lindjen e Japonisë, njoftoi televizioni kombëtar NHK, duke bërë që ndërtesat në Tokio të dridhen disa orë para mbërritjes së Presidentit të SHBA, Donald Trump.
Epiqendra e tërmetit ishte Chiba, 60 km në juglindje të kryeqytetit, prefektura ku Trump do të luajë golf të dielën me Kryeministrin Shinzo Abe.
Alarm për tsunami nuk u lëshua dhe nuk pati njoftime për dëme nga tërmeti, të cilin Shërbimi Gjeologjik i SHBA e vlerësoi si të shkallës 5 ballë.
Trump dhe bashkëshortja e tij Melania do të mbërrijnë në Tokio sot, pas disa orësh/ar.sh/SYRI.NET