FOTO/ Shpërthim me bombë në Lyon, 8 të plagosur

Të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në Lyon të Francës.

Sipas asaj që raporton Euronews, shkak ka qenë një valixhe bombë.

Ngjarja ka ndodhur në ora 17:40, në kryqëzimin mes rrugëve Victor Hugo dhe Sala.

Asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën, ndërkohë forcat ligjzbatuese franceze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Syri.net