VIDEO/ Trajneri e godet me shuplakë, fizioterapisti i kthen dorë. Skena qesharake

Kemi parë plot raste ku shpesh trajneri e humbet toruan dhe i vërsulet arbitrit, por edhe kur kapet me asistentët e tij ose më keq akoma, stafin mjekësor, mes tyre fizioterapistin.

Skena qesharake vjen nga Amerika Latine. Trajneri i Tolimas, ekip kolumbian, në sfidën me Argentinos Juniors, ka goditur me shuplakë fizioterapistin e ekipit, teksa ky i fundit nuk e ka pritur dhe ka reaguar menjëherë siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.