Gerrard i dashuruar me shqiptaret, gati të transferojë talentin e Kombëtares
Glausgow Rangers pritet të zhvillojë një merkato të nxehtë pasi Steven Gerrard kërkon të përforcojë skuadrën me elementë të rinj.
Pas Eros Grezdës, ish-mesfushori i Liverpoolit tashmë në rolin e teknikut të Rangers, Steven Gerrard pritet të transferojë një tjetër talent shqiptar, shkruan SYRI.net.
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "The SUN", Gerrardit i ka bërë përshtypje talenti i Tottenham Hotspur, Albert Rachi dhe në merkaton e verës pritet ta vendos nën urdhrat e tij.
Aktualisht, Rachi është pjesë e Kombëtares shqiptare të U-17 dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit.