Kombëtarja U-21/ Alban Bushi publikon listën e lojtarëve, ja emrat surprizë!

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen zyrtare të 7 qershorit ndaj Turqisë.

Gjithashtu kuqezinjtë kanë planifikuar edhe 2 miqësore, të dyja ndaj Uellsit, përkatësisht në datat 9 dhe 11 qershor.

Për herë të parë në Kombëtare është grumbulluar edhe talenti i Kastriotit, Patrik Bardhi ndërkohë që pjesë e Shpresave do të jenë Kleandro Lleshi e Aristidi Kolaj nga Sasuolo.

Risi tjetër në listë është edhe Anxhelo Ndrecka nga Chievo.

Alban Bushi ka publikuar listën me 25 futbollistë të grumbulluar.