Liverpool, Man United dhe Arsenal në ‘luftë’ për të transferuar James Rodriguez

Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez po kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.

Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, Liverpool, Manchester United dhe Arsenal janë në “luftë” për të nënshkruar me James që në fund të sezonit mbyll huazimin me Bajernin e Mynihut, shkruan SYRI.net.

27-vjeçari luan prej dy sezonesh me kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që kartoni i tij i përket ende Realit të Madridit.

James fillimisht do të shkojë në Spanjë më pas Reali me shumë mundësi do të shesë kartonin e tij duke zgjedhur ofertën më të majme.

Ofertat për James nuk mbyllen këtu pasi edhe Napoli ka shtuar interesimin duke i ofruar lojtarit të provojë një eksperiencë të re në Serie A.