Dervishaj: 'Arena Kombëtare' një nga stadiumet më të bukur në Europë

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj ka publikuar një foto nga fasada e stadiumit “Arena Kombëtare” që po merr formën përfundimtare.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, përgjegjësi për investimet dhe infrastrukturën në këtë institucion shkroi se Tiranë po ndërtohet një nga stadiumet më të bukura në Europë.

“Po merr formë Arena Kombëtare. Ja një pjese e fasadës. Me të vërtetë po realizohet një nga stadiumet më të bukura në Europe”, shkruan Dervishaj.