Real Madrid i thotë ‘JO’ ofertës së Tottenhamit, ky lojtar nuk shitet!

Marco Asensio nuk do të largohet nga Real Madrid.

‘Los Blancos’ ka refuzuar ofertën e Tottenham Hotspur duke deklaruar se Marco Asensio nuk është në shitje dhe nuk pret asnjë ofertë rreth talentit spanjoll.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘AS’, që vjen si reagim i shkrimeve të pak ditëve më parë ku Tottenham raportohej se po kërkon transferimin e Asension në Premierligë.

Spanjolli ka një kontratë me Real Madridin të vlefshme deri në vitin 2023.