VIDEO/ Godinë disa-katëshe në oborrin e shkollës, gati padia ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

Dega e Partisë Demokratike në Roskovec ka bërë gati dosjen për ta dërguar në prokurorinë e rrethit Fier kryebashkiaken socialiste të këtij qyteti, Majlinda Bufi.

Kjo e fundit akuzohet për abuzim me pronat publike.

Sipas denoncimit të demokratëve të Roskovecit, në kundërtshim me ligjin kryebashkiakja Bufi ka lejuar ndërtimin e një godine disa katëshe vetëm dy metra para shkollës gjë që bie ndesh me ligjin.

Ky veprim i saj, pohojnë demokratët roskovecarë, kryhet në një kohë kur PS e rikandidoi për postin e kryebashkiakes së Roskovecit.