Makina me tre adoleshentët bie nga 10 metra lartësi, aksident në Fier

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fier-Kraps.

Mësohet se mjeti ku udhëtonin tre të miturit të moshës rreth 15 vjeç ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gjorgos, duke u rrëzuar nga 10 metra lartësi.

Makina tip "Reno Kleo" drejtohej nga njëri prej adoleshentëve, i cili e kishte marrë automjetin pa dijeninë e prindërve.

Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal Fier për mjekim dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut.